TIRANE- Avokati Spartak Ngjela me anë të një statusi në Facebook bën një deklaratë të fortë në lidhje me aktualitetin politik dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm. Sipas Ngjelës, Berisha dhe Meta mbrojnë ende prokurorin që është në prag arrestimi nga FBI. Ai shton se edhe Rama me këta të dy është, por ka frikë të bashkohet hapur.

STATUSI I PLOTE
ngjela
Kur pasioni bashkohet me frikën, pesëdhjetë- vjeçarin e kthen një dymbëdhjetë – vjeçar.
Këta janë liderët e sotëm në Shqipëri.
Sado që janë të bashkuar kundër Reformës në Drejtësi… asgjë nuk do bëjnë dot.
Por janë dhe injorantë.
Janë nën një alarm psikik dhe prandaj bëjnë budallallëqe.
Saliu dhe Meta duan ende Prokurorin që është në prag të arrestimit nga FBI. Po ku mbushin këta!
Rama me këta të dy është, por ka frikë të bashkohet hapur, prandaj vjen vërdallë me një “pakt” për Bashën. Po Saliu nuk e beson më, se e ka kuptuar që Rama është një pafille që nuk formulon dot asnjë gjykim.
Janë analfabetë në jurisprudencë, por edhe ata që i kanë si ekspertë janë krejt të paintelekt. Ku i zgjidhin dot juristët e këtyre halldupëve ekuacionin juridik të hallit Berisha, Meta, Rama!
Është ekuacion juridik shumë i vështirë; sepse kanë Kushtetutën e Re kundër.
Është për të qeshur.
O injorantë, pse i lodhni shqiptarët, nuk keni shpëtim! Nuk ka pallavra me FBI–në. E keni humbur kohën e politikës: pse nuk bëtë politikë e të shpallnit me të mirë kapitullimin? Por kjo duhej bërë para se të vinte FBI-ja.
Po të kishte shpallur kapitullimin Hitleri që kur u çlirua Franca, asgjë nuk do t’i ndodhte Gjermanisë dhe Gjermanëve, por vetëm Hitlerit.
Ja, si ju sot: në këtë pozicion jeni edhe ju, sepse jeni të humbur në betejën legale. Nuk shpëtoni dot as me arnimin e çështjes Llalla, dhe as me bllokim të institucioneve të reja. Ikni se nuk keni shpëtim!… Të paktën të dilni me dënime të lehta, sepse edhe paratë, edhe pronat, edhe pallatet do t’ua marrin. Për t’ua dhënë shqiptarëve, sigurisht. Se të atyre janë.
Duhet të mos shpresoni te absurdi që iu thonë këshilltarët mediokër që keni. Nuk ka fjalë me FBI-në. Por ky në fakt është vetë fati i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kurse ju duhet ta dini se, nuk është faji i shqiptarëve që ju, tani që pas njëqind vjetësh erdhi më në fund fati i Shqipërisë, do të jeni të penalizuar se i keni bërë keq edhe Shqipërisë, edhe shqipëtarëve.
Amerikanët i kanë marrë korrupsionit shqiptar Kushtetutën e Shqipërisë. Por ju nuk mbushni, prandaj vini vërdallë.
Më mirë këtë situatë besoj se tani e njeh Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë që sapo ka ardhur nga Uashingtoni. Është mirë që t’ua shpjegojë…

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: