TIRANE- Teksa gazetari Blendi Fevziu e pyeste për ngjarjet e fundit të ndodhura në Elbasan, ish-ministri Saimir Tahiri bëri një deklaratë të fortë, për gjërat që dinte. Ai tha në “Opinion” se dinte shumë gjëra por për të cilat s’mund të fliste. Ai tha se kur ishte ministër i ka arrestuar bandat atje, por se, ishin gjykatat ato që i lironin.

Tahiri: Di shumë më shumë nga ç’do flas sot.

Fevziu: Bëni mirë të flisni.

Tahiri: Më lër të mbaroj, këta që flasim, banditët s’janë të paprekshëm, policia i arreston, por ka histori pandëshkueshmërie.

Tahiri akuzoi edhe të paktën 30 deputetë të PD që kanë dalë me kriminelë në makinën e tyre jashtë shtetit.

“Vetëm në opozitën e sotme dhe të djeshme gati 30 deputetë që kanë dalë jashtë Shqipërisë me makinat e tyre dhe të disa njerëzve që kanë pasur rekorde droge”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: