TIRANË- Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi që nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit, flet për kulisa politikë që sipas tij, kanë për qëllim të zhdukin faktorin politik të Çamërisë, në një kohë që siç tha ai, vetëm me votat e çamëve mund të ishin zgjedhur pa frikë 7 deputetë.

Ndonëse jo drejtpërdrejt, Idrizi shigjetoi qarqet greke, kur tha se kanë lëvizur të gjitha gurët për të goditur politikisht partinë e çamëve gjatë një aktiviteti ku përkujtohej 27-vjetori i shoqatës “Çamëria”.

“Kanë luajtur të gjithë gurët që të zhdukin faktorin politik të Çamërisë. Por neve s’na zhdukën dot bandat e Napolon Zervës e jo më kulisat e shtetit. Sido që të ketë ndodhur ne do mbetemi halë në sy e çdo politike antikombëtare. Ne do kemi yllin tonë polar që ndriçon për bashkimin e shqiptarëve të Çamërisë”,- tha Idrizi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: