TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar reagimin e zëdhënëses se KE-së Maja Kocijancic ne lidhje me bojkotin e opozitës ku u shpreh se debati politik duhet të zhvillohet në Parlament si dhe për akuzat ndaj Valhutin.

Kocijancic shprehu keqardhjen për sulmet ndaj Vlahutinit dhe tha se BE-ja po ndihmon qeverinë të luftojë drogën, duke ulur tonet lidhur me atë që opozita e cilëson kanabizim. Kryedemokrati tha në emisionin ‘Opinion’ se nuk merret me deklarata të zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër.

“Nuk merrem unë me deklaratat e zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër. Faktet janë aty”-tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: