Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Deklarata e kryeministrit bullgar zë në befasi Serbinë: Kosova pjesë e Samitit të Sofjes

boyko_1523889391-4588144

PRISHTINE- Kryeministri bullgar, Boyko Borissov gjatë vizitës së sotme në Prishtinë konfirmoi se Kosova do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes. Në një konferencë të përbashkët me presidentin Hashim Thaçi, Borissov tha se Kosova do të paraqitet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete.

“Kosova do të përfaqësohet në Sofje ashtu si e kanë njohur mbi 100 vende të botës. Sa i përket regjimit të vizave varet edhe nga marrëveshjet me Beogradin, mirëpo unë jam pro dhe unë do të shfaqë insistim maksimal që kjo gjë të ndodhë”, u shpreh sot gjatë vizitës së tij, Borissov. Kjo duket se e ka zënë në befasi Serbinë. Kohë më parë ministri serb, Ivica Daçiç kishte thënë se Serbia do të merret pjesë në Samitin e Sofjes.

“Besoj se do të marrim pjesë, por frikësohemi se kjo do të shkaktojë alibi për njohjen e Kosovës”, tha Daçiç. E sot, kryediplomati serb tha se ende nuk dihet se kush nga zyrtarët serbë, do të përfaqësojë Serbinë në Samtiin e Sofjes, shkruan express. Ai tha se në këtë Samit marrin pjesë vetëm krerët shtetëror. “Nuk e di, është mirë që këtë pyetje t’ia bëni Vuçiçit apo Bërnabiçit. Është takim i krerëve të shteteve apo shefave të qeverisë”, ka thënë ministri serb. Samiti i Sofjes mbahet më 16 dhe 17 maj.