TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama lidhur me rrëfimin e dëshmitarit X. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI ironizon deklaratën e pazakontë të kreut të qeverisë, i cili më shumë sesa reagon, duket se luan me fjalët.

“Kryeministri nga drejtor laboratori audio dje u be presor gjeometrie sot. Dhe behet qe çke me ate pune se ky kryeminister nuk e ka trurin me rrudha si gjithe vdekataret, por drejtkendesh si te gjithe ata qe kane tallash ne koke”, shkruan deputeti Vasili.

Teksa publikonte dëshminë e Albert Veliut, i etiketuar si dëshmitari X, kryeministri Rama shkruante:

“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb