Në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se nëse BE nuk e pranon Shqipërinë në gjirin e saj, atëherë do të kërkohet bashkimi me Kosovën, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa. Ai është shprehur se kjo deklaratë e Ramës është populiste. “Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian. Edhe nëse s’na pranojnë nga dera, do të hyjmë nga dritarja”, deklaroi Mustafa për KTV. Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi dje se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse zbehet perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE. Në një intervistë për “Politico”, Rama ka paralajmëruar se “Europa mund të përballet me një makth” nëse vendet e Ballkanit “çmenden” si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë axhendës së Unionit. “Rajoni do të kthehet në një zonë gri ku aktorë të tjerë do të jenë më me influencë sesa Bashkimi Europian”, ka thënë Rama.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb