TIRANE- Nga ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike ka shpërthyer ne akuza ndaj kryeministrit Edi Rama një ditë pas betimit të qeverise para presidentit Ilir Meta. Basha reagoi lidhur me deklaratën e Ramës sot në grupin e PS, ku ky i fundit beri thirrje që deputetët dhe ministrat të dhuronin gjak. Ai e quajti agjenci ekskursioni skuadrën e re.

“E ka kthyer kabinetin e qeverisë në agjenci ekskursionesh. Ai ka fshirë nga programi çdo premtim që iu dhe shqiptareve. Nëse tallet me shqiptaret ta dije së pirja e gjakut nuk është metaforë. Ai iu ka vjedhur shqiptareve 1,5 miliardë dollarë në kabinetin e parë. Asgjë nuk ka ndryshuar dhe vendi do shkojë keq e më keq. Do vijojë vjedhja dhe pirja e gjakut. Kabineti qeveritar është fasadë”- tha Basha.

Mes të tjerash Basha pohoi me vendosmëri se PD nuk ka rrugë pas, por do mbrojë interesat e qytetarëve.

“Kjo është një e keqe e madhe që po thellohet. Asgjë nuk ka ndryshuar. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të tallet me ‘Pirjen e gjakut’ si metaforë. Ky është mesazhi që sot kam për ju. Një gjë është e sigurt; PD nuk ka rrugë pas, por do punojmë për qytetarët, nuk ka kthim pas. Është drejt interesave të qytetarëve dhe jo tonën”, përfundoi Basha.

Kujtojmë se në fund të mbledhjes së grupit parlamentar, Rama iu kërkoi deputetëve dhe ministrave të dhurojnë gjak duke përdorur edhe një batutë, ‘për të balancuar idenë që ne pimë gjak’.

“Ju drejtohem si prind dhe ju mund të më kuptoni shumë mirë për të organizuar seancë dhurimi gjaku. Në cdo vit kemi bërë dhurimin e gjakut, e para për një veprim egoist, bën shumë mirë për trupin që ta dini, por përpos kësaj është realisht një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak. Kështu që i kam kërkuar kryetarit të grupit të bëjë një seancë të dhurimit të gjakut nga grupi, pasi balancon atë idenë që ne ‘pimë gjak’ prandaj duhet të japim gjak. Duke parë sa gjak mungon në fund do ia marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS për institutin e dhurimit të gjakut”, tha Rama.

(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: