BEOGRAD– Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev beson se do të ketë rezultate pozitive në dialogun e Brukselit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Zaev, i cili ndodhet në një vizitë dy ditore në Beograd, gjatë një konference për media ku e pranishme ishte edhe homologia e tij Ana Brnabiç, komentoi edhe rreth çështjes së shteteve të rajonit, si dhe njohjeve.

Ai theksoi se shteti maqedonas nuk e ka ndërmend të diskutojë tërheqjen e njohjes për shtetin e Kosovës. Sipas tij, Maqedonia apelon që të ketë gjithmonë respekt të ndërsjellë të vendeve fqinje.

“Ne respektojmë dialogun mes të Beogradit dhe Prishtinës, dhe unë besoj se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje, e cila do të rezultojë me marrëveshje”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: