TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha është i bindur se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të ikë. Këtë bindje. Basha e ka shprehur sot gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, ku tha se PD kërkon prerë largimin e Xhafajt.

“Dua ta them sot qartë dhe shkoqur. Partia Demokratike, opozita qëndron fuqishëm prerë dhe vendosmërisht, për largimin e Fatmir Xhafajt. Fatmir Xhafaj do të ikë. Agron Xhafaj është trafikant droge në Itali dhe Shqipëri”, u shpreh Basha në parlament.

Kreu i PD tha se nuk e shpëtojnë dot refugjatët dhe as prokurorët që po montojnë një skenar qesharak, ndaj ai theksoi se do të presin me qetësi ku do i çojë dëshpërimi.

“Refugjatët sirianë, nuk e shpëtojnë dot. Nuk e shpëtojnë dot as prokurorët që po montojnë një skenar qesharak dhe idiot si ato që montonte Fatmiri kur ishte hetues i Sigurimit të Shtetit dhe detyronte me tortura të pafajshmit, të pranonin që ishin të fajshëm. Nuk e shpëton dot as propaganda.
Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama vetëm sa po e fundosin më shumë veten e tyre.
Unë dhe PD po presim me qetësi të shohim se ku do t’i çojë dëshpërimi dhe budallallëku i tyre”, deklaroi Basha sot në Kuvend.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb