TIRANE- Propozimi i kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës për të pasur një president të përbashkët si simbol të unitetit kombëtar ka shkaktuar reagime në Serbi.

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Nenad Popovic i ka kërkuar qeverisë serbe që vendi ta shpallë kryeministrin e Shqipërisë, person ‘non grata’ për shkak të deklaratës së tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.

“Këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar ne e shohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon të aneksojë Kosovën e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”- ka thënë ndër të tjera Popovic, raporton media serbe, B92.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çfarë është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”- tha Rama të dielën.
y6ghbn

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: