Al Bano, teksa ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites në Canale 5 Verissimo, ka folur me zemër të hapur për jetën e tij, duke thënë se ka menduar në një moment të vrasë veten.

Teksa fliste për ndarjen nga Romina Power këngëtari ka zbuluar se kishte dashur t’i jepte fund jetës: ‘E pranova me dhimbje të madhe faktin që Romina donte të largohej prej meje.
Në atë kohë isha gjithë vrer dhe zemërim’. Më pas pyetjes së drejtueses nëse kishte menduar ndonjëherë të vriste veten, këngëtari puljez i është përgjigjur: ”Duhet ta pranoj që ndonjë herë kam pas mendime të këqija, por më pas i kam thënë vetes që je një budalla’. Vitet 90-të kanë qenë të vështira për tu duruar, unë isha në kontrast me Zotin.
Teksa kthehesha në shtëpi nga turnetë e mi dhe fakti që nuk dëgjoja më në shtëpi atë zhurmë familjare, ishte shumë e vështirë-tregon me zërin që i dridhet- bota po më shembej, më pas arrita të rikuperoj gjithçka duke mu kthyer dëshira për të jetuar’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: