NGA MARSELA KARAPANCO

TIRANE– Greqia të lërë mënjanë politikën e ultimatumeve, pasi nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë. Kjo është thirrja e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati pas reagimit të Athinës zyrtare.

Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati ka mbrojtur ligjin e sapomiratuar në Kuvend për minoritetet nga sulmet e Greqisë fqinje, që e cilësoi ligjin si abuzim të kohës së Enver Hoxhës.

Bushati hodhi poshtë pretendimet se ligji për minoritetet mund të bëhet shkak për veton e shtetit grek për negociatat.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb