Menjëherë ka ardhur reagimi i ministrisë së jashtme turke ndaj deklaratës së ministrit grek të mbrojtjes, Panos Kammenos se Presidenti turk Erdogan po minonte klimën politike me kërkesën e tij për shfuqizimin e Traktatit të Lozanës. Sipas kësaj ministrie, dihet që ministri nuk ka kapacitet dhe nuk arrin të analizoje zhvillimet siç duhet.

“Qëndrimi i Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, i cili e humbi sensin e tij të gjykimit në mënyrë të tillë aq sa së fundmi nderoi organizatat e lidhura me EOKA, të cilat janë përfshirë në aktet e dhunës dhe terrorizmit në Qipro, dëmton përpjekjet e bashkëpunimit të cilat jemi përpjekur të zhvillojmë mes dy vendeve”,- thuhet ne reagimin e ministrise se jashtme Turke.

Më tej thuhet: Edhe një herë i bëjmë thirrje ministrit grek të mbrojtjes që të shmangë deklarata dhe veprime të ngjashme nga sot e tutje, duke vepruar në përputhje me përgjegjësitë dhe seriozitetin shtetëror.

Duke folur nga garnizoni ushtarak kufitar në Molivdoskepasti, ku kërcënoi Shqipërinë, ministri i grek i mbrojtjes, u tregua i ashpër edhe me presidentin turk Erdogan, pas kërkesës sç tij per shfuqizimin e Traktatit te Lozanes.

“Dua t’i dërgoj nga këtu nje mesazh te gjithë atyre qe guxojnë të sfidojnë traktatet ndërkombëtare me deklarata provokuese. Turqia me deklaratat e saj të përsëritura po përpiqet të minojë klimën politike. Përgjigja jonë është sipas të drejtës ndërkombëtare, duke mbrojtur sovranitetin kombëtar të vendit.”
(News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: