Në lidhje me deklaratat e aktorit Robert Ndrenika për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar reagoi edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla. Sipas tij, PD po e përdor aktorin Robert Ndrenika si mish për top.

Ai shprehet se deputetët e PD-së nuk e kanë seriozisht “luftën” për teatrin.

“Për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

STATUSI I PLOTE
I nderuar artist i madh Robert Ndrenika,

Dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të Grupit tim Parlamentar në nje mbledhje private të Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishte ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert De Niro dhe Albana është Julia Roberts.
(BalkanWeb)

Etiketa: