TIRANE– Kryeministri Edi Rama tha se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do bëjë kallëzim penal në Prokurori për dekonspirimin e operacionit për kapjen e 3 ish zyrtareve të policisë për të cilët Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër arrest si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. I ftuar në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News, Rama tha se do kërkohet një hetim i plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor.

“Dua të them që ministri i Brendshëm nesër besoj do të bëjë kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni përfshirë dhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit ë gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson, pushtetit ekzekutiv duke kërkuar që të vihen në gatishmëri për hetimin dhe të tjerët….personat ne dijeni për operacionin. Do kërkojë hetim, me një kallëzim penal për dekonspirim. Do vere ne dispozicion te hetimit vetveten dhe palën qe ka pasur dijeni për ketë operacion qe janë një numër shume i kufizuar, se jemi ne një situate qesharake”- tha Rama.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: