TIRANE- Një inspektor me detyrë trup shërbimi në Repartin “Shqiponja” në Tiranë është arrestuar nga SHÇBA, pasi dekonspironte veprimet e Policisë. Në pranga ka përfunduar punonjësi i policisë inspektor Engrid Hënaj.

Arrestimi i tij bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale. Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: