TIRANE– Akti i dekorimit të 67 nacionalistëve nga ana e Presidentit Bujar Nishani disa ditë më parë, ngjalli reagime dhe polemika të forta mes historianëve, studiuesve dhe politikanëve, por dhe ish-partizanëve, pjesë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Analisti Fatos Lubonja në studion e “News 24” ka komentuar këtë situatë, ku pas dekorimit nuk kanë munguar akuzat ndaj Presidentit Nishani.

Lubonja tha se është për të ardhur keq për faktin se sa pak është riparë historia, duke u ndalur tek momenti historik ku u prish marrëveshja e Mukjes.

Si i komentoni akuzat pas dekorimit të 67 nacionalistëve dhe reagimin e presidentit Nishani?
Unë e ndaj në dy pjesë këtë debat. Pjesa e parë është e vërteta historike. Pjesa e dytë është politika. Manipulimi i historisë nga politika. Edhe vetë fjala ballist ka marrë një konotacion që njerëzit akoma se ndryshojnë dot. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në muajt shtator tetor të vitit 1943. në këtë moment prishet Mukja, ku ishte bërë marrëveshja për një qeveri që do të ndante pushtetin mes ballistëve dhe komunistëve. Dhe këtu pati një luftë civile. Mbas prishjes së Mukjes fillon projekti i dytë komunist, që parashikon marrjen e pushtetit nga një parti e vetme. Këtu kemi të bëjmë më pas me çetat e ballit, dhe batalionet e Mehmet Shehut. Mehmet Shehuarit të fillojë atë përballje dhe kapi një numër robër. Bëri një gjyq, ku vendosi të pushkatojë 67 vetë. Sipas historisë këta janë njerëz që një pjesë kanë qenë luftëtarë të ballit, dhe një pjesë kanë qenë fshatarë që janë marrë nga ara dhe janë pushkatuar. Këta janë kapur, dhe janë vrarë. Historia tregon se Shehu ka bërë një letër drejtuar Enver Hoxhës ku kërkon ndjesë që ka vrarë 67 persona. Ka një dokument të Hoxhës që i thotë se ne nuk duhet të armiqësohemi me të gjithë fshatarët. Këta janë të pafajshëm se robër lufte ishte, dhe nuk duhet ët ishin vrarë. Mund të konsiderohen martirë për mënyrën sesi janë ekzekutuar. Dhe këtu duhet ët normalizohet historia, dhe balli të shihet edhe me dritë-hijet e veta.

Vetë Balli Kombëtar nga njëra anë shprehin se janë të kënaqur me këtë dekorim, dhe nga tjetër thonë se brenda Ballit janë përçarë, sepse dekorimet duhet të fillonin nga kryetarët…
Kjo është pjesë tjetër. Unë po flisja për historinë. Mund të ndërtosh një përkujtimore të këtij krimi, se ngjan pak si kështu, të dekorosh 67 luftëtarë.

Duhet të dekoroheshin?
Mendoj se dekoratat janë më shumë për njerëz më të veçantë që kanë një kontribut të specifikuar. Për shembull rasti i Hamit Matjanit. Për të meriton të hapet debat. Hamit Matjanin do e shohim si një njeriu që tentoi të rrëzojë një regjim totalitar, apo si agjent të amerikanëve? Harrojnë se Matjanin e sollën këtu amerikanët dhe anglezët për të rrëzuar një regjim totalitar. Ai mund të meritojë një dekoratë. Të tjerët janë martirë, mund të meritojnë një memorial. Nuk i takojnë asnjë partie, janë të gjithë vendit. Nuk janë as të PD dhe as të PS.

Dekorime të disa luftëtarëve të Luftës Nacional Çlirimtare, por ka edhe nga ata që kanë vrarë në ato kohë. çfarë mesazhi vjen nga ky dualizëm?
Front Nacional ka pasur gjithandej në Europë. Të gjithë ne na është indoktrinuar truri që na ka bërë ai regjim. Njerëz që mund të kenë merita që sakrifikuan rininë dhe u sakrifikuan jetën për çlirimin, por në fund fare bashkëpunuan me një regjim që shtypi shqiptarët për gati 50 vjet, përsëri nderohen. Presidenti e ka tepruar tek fakti që ka dekoruar 67. Mund të kishte gjetur një moment tjetër.

Një tjetër moment është dekorimi i të rënëve në Postribë..
Postriba ishte një kryengritje. Ndërsa kjo ishte një luftë. Në kohen e luftës kanë qenë më normal.

Eshtë bërë një lloj korrektimi i historisë nga Zoti Nishani dhe kjo mund t’i njihet si diçka e mirë..
Donte të tregonte bashkim të Kombit.

Kthehemi tek Vettingu..çfarë ndodh me këtë pezullim?
Këtu përsëri si tek ngjarja që trajtuam përpara, prapo duhet të ndahen dy gjëra. Unë kam qenë dhe mbetem ndër ata që Vettingu nuk është zgjidhja për të pasur një Shqipëri më të mirë. Vettingu duhet të filloj nga politikanët. Nga gjithë oligarkët që kontrollojnë këtë sistem dhe pastaj me gjykatësish. Ata kanë bërë një gjë të turpshme me Kushtetutën.

Komponenti LSI….
Po edhe mund të jetë. Unë mendoj se ky vendim bëhet edhe më i besueshëm, jo se janë të pavarur. Mbetet përsëri loja politike sesa e kemi të pavarur drejtësinë dhe Kushtetutën. Ndaj ne do ishim në qiellin e katërt. Unë jam nga ata që mendoj se nuk kemi drejtësi të pavarur. Shikoni rastet e gjyqeve kur bëjnë gjyqe politikanët. Dikur i fitonte Berisha gjyqet, ndërsa sot këta të tjerët. Vendimi i gjykatës Kushtetuese tregon se kemi shanse që mos t kemi një drejtësi të pavarur.

Si e keni parë reagimin e menjëhershëm te SHBA dhe BE me të dhënë vendimin Kushtetuesja…
Nuk dua ti diskutoj më këto se kam dhënë mendimin tim. Ndërkombëtarët kanë bërë pafund gabime në Shqipëri e botë, ne duhet të dalim vet nga e keqja. Një ambasador që vjen këtu tre vjet nuk mund ta njoh aq mirë sa ne se ku na pikon çatia. Ne na u futëm këtu 3000 muhaxhedinë, që janë njerëz terrorist, dhe i merr përsipër ky zotëria pa i pyetur fare shqiptarët që ti bëjë qefin SHBA-ve.

Ju keni përmendur tre herë termin partitë-banda..Si e keni parë deklaratën e Bashës në lidhje me këto terma?
Ishte retorike. Ai tha se qeveria është më keq se bandat. ideja është që ata janë bandë, por ne nuk jemi bandë. Ai tha jo gjithë socialistët, por kreu.

Keni folur për largimin e Berishës, apo qëndrimin e Ramës. Pastaj folet për nevojën e një force të re politike. Duket sikur jeni penduar për këtë?
Unë kam thënë që Berisha e kishte tejngopur vendin, se kishte dy elemente, dukej sikur donte të ishte mbreti i Shqipërisë, dhe tjetri korrupsioni. Rama mendoi se do e ndryshonte këtë, por nuk u bë. Ndaj u prit krijimi i një force të re politike. Po këto që po dalin janë shumë të brishta. Si kjo e Blushit. Ky e ka bërë Erion Veliaj si shërbëtor. Të paktën Berisha i la pak vend Bashës.

(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb