TIRANE – Përkundër dekorimit të Vito Kapos, ka reaguar sot edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili deklaron se “sot, vetëm Skënderbeu dhe Enver Hoxha kanë muzetë e tyre shtetërore”, duke iu referuar “Bunk’Art” për këtë të fundit.

Më tej ai shton se “në kuadrin e rehabilitimit të nomenklatures Hoxhiste, Edi Rama ka dekoruar mbi 1000 ish ministra bllokmene, xhelatë persekutorë të shqiptarëve, agjentë të shërbimeve ruse dhe jugosllave dhe Vito Kapo është vetëm njera prej mbi 1000 te dekoruarve. Një festim të tillë të Luftës së Dytë e ka bërë vetëm Lukashenko. Duke rikthyer dhe evokuar me mirësim diktaturën, kohën e afrisë sonë fatale me armiqtë tanë, Rama çon ujë në mullirin e tyre!” shprehet Berisha në Fb.

Ish-anëtarja e Komitetit Qendror të PPSH-së, Vito Kapo është dekoruar nga qeveria me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin si pjesëmarrëse në luftën për Çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë. Lajmi u pohua dje për “Gazeta Shqiptare” nga e veja e Hysni Kapos, ish-udhëheqësit të lartë komunist, e cila falenderon hapur ekzekutivin e në veçanti ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për vlerësimin. “Më në fund dikush u kujtua edhe për ne…”Lexo më shumë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: