KORCE- Deputeti Taulant Balla teksa ka zhvilluar një takim me strukturat socialiste në Korçë është ndalur edhe tek çështja e dekriminalizimit.

Balla tha se, problematikë në politikën shqiptare nuk janë ata që kanë kryer një vepër penale dhe janë dënuar, por ata njerëz si Arben Ristani, Lulzim Basha e të tjerë, të cilët kanë kryer sipas tij vepra penale dhe janë të vetëdijshëm për ato.

Mbledhja e strukturave të PS-së është zhvilluar me dyer të mbyllura, fillimisht në Pogradec dhe më pas në Korçë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: