TIRANE– Deputeti demokrat Eduard Halimi ka reaguar pas vendimit të KQZ për të verifikuar formularët e vetëdeklarimit të 13 deputetëve dhe disa kryetarëve të bashkive, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Mes emrave të deputetëve që do të verifikohen, ishte edhe Eduard Halimi.

Përmes një reagimi për mediat, Halimi sqaron se “në jetën e tij nuk ka asgjë që të ketë lidhje me ndonjë të dhënë penale e aq më pak kriminale”. Ai thekson se nuk ka fshehur të dhëna.

Halimi thotë, se pasi ka marrë informacion për këtë verifikim ka kërkuar sqarim nga KQZ, dhe shpjegon se “bëhet fjalë për saktësimin e të dhënave në gjendjen civile ku ndryshon NJE GERME”.

REAGIMI I PLOTE
Te dashur miq
U njoha sot me një kërkesë te KQZ për te verifikuar formularin e vetë deklarimit te disa deputeteve, përfshi dhe emrin tim.
Dëshiroj t’ju informoj ju dhe opinionin publik se nuk ka asgjë ne jetën time qe te ketë lidhje me ndonjë te dhënë penale e aq me pak kriminale. KURRE, ASNJEHERE.

Ne formularin e vetedeklarimit te dorëzuar ne kohe nuk ka asnjë mosdeklarim për te penguar apo fshehur ndonjë te dhënë penale dhe aq me pak kriminale, apo verifikim ne baze te ligjit te Dekriminalizimit. KURRE NE ASNJE RAST.

Pas një interesimi qe bëra pas njoftimit mësova se behet fjale për saktësimin e te dhënave ne gjendjen civile ku ndryshon NJE GERME.

E vërteta është germa ka qene aty qe prej lindjes sime por gjate transferimit te gjendjes civile te familjes nga Korça ne Tirane, gabimisht nga punonjësit e gjendjes civile është harruar GERMA.

Ky saktësim ne zyrat e gjendjes civile ne Tirane është bere për gjithë familjen ne “Halimi” siç është mbiemri prej lindjes sime, babait dhe nenës, mbiemër qe mban dhe fisi qe jeton aktualisht ne Korçë dhe jo “Halim” siç ishte shkruar gabimisht ne zyrat e gjendjes civile ne Tirane. Ne dokumentet arsimore dhe punësimit figuron ky mbiemër ndërsa emri ne disa diploma ishte me “t” dhe ne disa me ”d”. Ky gabim gjate transferimit te te gjendjes civile është ndrequr para me shume se dhjete vite rreth me pare dhe nuk është bere asnjë ndryshim pasi me këtë emër e mbiemër jam lindur dhe rritur deri me sot.

Doja te ndaja me ju këtë njoftim ne mënyrë qe te jeni te qete se nuk ka dhe nuk do te kete kurrë ne jetën time asgjë për te fshehur, asnjë te dhënë për te mbuluar dhe asnjë grimce balte për te hedhur mbi mua. Kaq, Thjesht dhe sakte.
Ju përshëndes te gjithëve, Eduard Halimi

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb