ITALI- Sipas autopsisë së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Loçi, të cilët po hetojnë lidhur me rastin e shqiptares, ka rezultuar se ajo nuk është dhunuar para se të hidhej nga makina, shkruan “Torinotoday”.

Detaje të reja janë publikuar mbi rastin e vdekjes së 20-vjeçares nga Fieri Anxhela Meçani, tre ditë më parë në Itali. Pas daljes së autopsisë, së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, i caktuar nga prokurorët publikë Anna Maria Loreto dhe Livia Loçi, ka rezultuar se e reja nuk është rrahur apo dhunuar.

Dy prokurorët italianë po hetojnë rastin e shqiptares, e cila humbi jetën në spitalin Moncalieri më 10 qershor, pasi u transportua në gjendje të rëndë, nga plagët e shumta që kishte marrë pasi u hodh nga makina.

Mediat italiane shkruajnë se ajo punonte si prostitutë në shtetin fqinj, ndërkohë që ende nuk është zbardhur sesi ka ndodhur ngjarja.

Ndonëse autopsia tregoi se 20-vjeçarja shqiptare nuk është dhunuar, nuk dihet ende sesi ajo u hodh nga makina, (vullnetarisht ose pa dashje).

(BalkanWeb)