Një kitarë e këngëtarit të grupit të njohur Nirvana, Curt Cobain, që në 20 shkurt do të mbushte 50 vjeç, do të dalë në ankand ekskluzivisht në eBay. Shitja online do të nisë në 16 shkurt në orën 17 dhe do të zgjasë 10 ditë.

Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për një shoqatë amerikane që ndihmon të pastrehët të ndryshojnë jetën.

Cobian e bleu kitarën në Hagstrom Blue Sparkle Deluxe, në fund të 1992. Në vazhdim të largimit të tij në prill 1994, iu dhurua nga gruaja e tij Courtney Love, një miku të çiftit.

Së afërmi u posedua nga një koleksionist nga Portland, Nathan Fasold, pronar i Black Book Guitars, një dyqan i vjetër me kitara, i specializuar me instrumenta me histori unike.

“Me kitarën nuk është luajtur prej vitesh, shpjegon Fasold. Kur e merr kitarën është e lehtë të imagjinosh këngët që Cobain mund të kishte krijuar me të. Është me të vërtetë një relike e ikonës së muzikës”.

Lideri i grupit “Nirvana” Kurt Cobain, në 8 prill të vitit 1994, i dha fund jetës në shtëpinë e tij.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: