Peugeot 508 karavan nuk ka humbur imazhin sportiv, derisa dritat stop përbëhen nga tërësia unike vizuale duke iu falënderuar elementit dekorues, i cili i lidh ata.

Vetura ka platformën e re mekanike EMP2, të cilin e ndan me modelet Peugeot 5008 dhe DS7 Crossback.

Bagazhi është 530 litra ose për 30 litra më pak se sa pararendësi, me çka është rritur hapësira në kabinën e udhëtarëve.

Blerësit do të mund të zgjedhin ndërmjet pesë varianteve të motorit – dy 1.6 litra PureTech benzinë dhe tre BlueHDi dizel 1.5 dhe 2.0 l.  Motori benzinë siguron 180 kuaj fuqi dhe 225 kuaj fuqi, dhe të dyja variantet posedojnë ndërrues automatik prej tetë shpejtësive.

Versioni 508 karavan do të prodhohet në fabrikën e grupit PSA në Milano, derisa para publikut do të prezantohet në panairin e veturave në Paris, në muajin tetor.

Peugeot-508-karavan-4 Peugeot-508-karavan-3 Peugeot-508-karavan-2

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb