KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se vendi e tij e mbështet anëtarësimin Kosovës në UNESCO. “Do të punojmë ngushtë me Qeverinë e Kosovës për një rezultat pozitiv në asamblenë e përgjithshme të UNESCO-s” tha ai per mediat ne Prishtine. Diplomati amerikan njëherazi theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për mbrojtjen e të gjitha monumenteve fetare dhe kulturore të të gjitha nacionaliteteve në territorin e Kosovës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb