KOSOVË- Qytetarët e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, ia kanë mësyrë për të vizituar pronat dhe bjeshkët te Kulla e Zhlepit, por janë ndaluar nga forcat të shumta policore të Malit të Zi.

“Ne qytetaret e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, qe i kemi pronat dhe bjeshkët tona te Kulla e Zhlepit, sot ndersa ishim duke shkuar për te vizituar bjeshkën dhe varrezat e të parëve tanë, u ndaluam në mënyrë arbitrare nga forcat të shumta policore të Malit të Zi”, thuhet në një komunikatë nga përfaqësues të Këshillit te Fshatit Llukë e Epërme!

Sipas tyre, kjo ndalesë ishte e padrejtë, pasi ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, edhe pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar.

Image

“Ne në shenjë proteste bllokuam rrugën kryesore për orë të tëra, shprehem pa kënaqësinë tonë për gabimin e madhe të Komisionit Qeveritar, të Presidentit Thaçi, të Kryeministrit Mustafa dhe në mënyrë kolektive i bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës te të gjitha subjekteve politike që të mos e ratifikojnë marrëveshjen dhe ta bashkojnë votën kundër demarkacionit. Në të kundërtën kjo është tradhti e madhe Kombëtare, tradhti ndaj qytetarëve dhe shtetit të Republikës së Kosovës, dhe historia do iu ndëshkojë rëndë, duke u bërë njollë e zezë në historinë e këtij vendi. Ne kurrë nuk do të pajtohemi me marrëveshjen si të tillë dhe nuk do të ketë stabilitet e pajtueshmëri qytetare, dhe nuk do të qëndrojmë indiferentë, e veprimet tona do të radikalizohen. Të nderuar deputet mos e votoni këtë marrëveshje”, përfundon komunikata e tyre, shkruan Botasot.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb