Ditët e fundit Demi Lovato ka treguar disa nga sekretet e jetës së saj që askush nuk i dinte. Aktualisht këngëtarja po mban turin e saj “Tell me you love me” në SHBA. Në koncertin e saj të mbajtur në Toronto, këngëtarja luajti një pjesë të këngës së saj në piano dhe me lot në sy ajo shprehu se kishte 6 vjet që nuk pinte më alkool.
-640-0-5ab27d9207fc0
Në një intervistë për “US TV” Demi ka habitur fansat me rrëfimin që ka bërë. ”Kur isha 7 vjeçe mendoja se po të vrisja veten do të zgjidhja çdo problem që kisha”. Demi Lovato që në moshë të vogël ka vuajtur nga depresioni dhe çrregullimet mendore. Babai i saj është ndarë nga jeta në vitin 2013 dhe ajo mendon se çdo problem i ka ardhur prej tij. Ajo ka marrë terapi intensive dhe është shprehur se ka vuajtur shumë në fëmijërinë e saj.” Nëna ime ishte e lumtur kur më gjente zgjuar dhe mirë”.
-640-0-5ab27d519576d
25-vjeçarja ka qenë e hapur ndaj gjithë sekreteve që tregoi, përfshirë abuzimin e substancave, çrregullimet e të ngrënit dhe depresionin. Ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe mendore, projektet në muzikë po ecin shumë mirë dhe ajo ndihet me shumë fat që ka zgjedhur të jetoj sipas mënyrës së saj.

Etiketa: