Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, në një prononcim për emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ka deklaruar se ndihma prej 230 mijë eurosh që FSHF-ja akordoi për kompleksin e ri, nga të cilat 80 mijë euro i takojnë Fondit të Solidaritetit, është shumë e vogël për t’u marrë në konsideratë.

Ai gjithashtu foli edhe për merkaton, ku ia bëri të qartë stafit teknik se tashmë titulli kampion është në dorën e tyre.

Deklarata e plotë e Demit
“Mund të them se nuk jam 100% i kënaqur me skuadrën pasi ende nuk është aty ku e presim të gjithë në vendin e parë. Gjithsesi me atë çka ekipi po tregon përgjatë përgatitjeve që po zhvillon në Antalia mendoj se do të përligj pjesën e mbetur të kampionatit objektivin final rrugën drejt titullit kampion. Kemi afruar në skuadër një lojtar të spikatur që ka treguar vlera në kampionatin tone Marko Cetkoviç. Që në debutim ndaj Qabalas edhe pse udhëtoj për tërë natën ai spikati me paraqitjen e tij dhe mendoj se do të ketë padiskutim një vend titullari në skuadër. Përsa i përket merkatos mendoj se mund të ketë 1 ose 2 përforcime që janë lojtar të spikatur, por emra nuk mund të përmend, ndërsa largimet nuk i mendojmë.

Pavaresisht ofertave që kanë ardhur në adresë të lojtarëve tanë të talentuar stafi ka menduar që këtë vit të ruajm grupin për të synuar titullin kampion. Une si Gaz Demi mendoj se këtë vit padiskutim do të shpallemi kampion, por tashmë është fusha, puna e stafit dhe skuadra ajo që duhet të konkretizoj këtë objektiv sepse edhe kushtet nuk i mungojnë. Për sa i përket fondeve të akorduara nga Uefa të cilat kalojnë nëpërmjet Federatës tonë janë financa të vitit të kaluar dhe të këtij sezoni të cilat i takojnë Partizanit dhe do të jenë pjesë e investimeve në ndërtimin e Akademisë së Futbollit, e cila nuk do të jetë thjesht një shkollë futbolli por edhe edukimi për të gjithë brezat. Kjo Akademi sportive që po ndërtojmë do të jetë ndër më të mirat në Ballkan.

Ndërsa sa i përket investimit prej 150 mijë euro nga ana e FSHF-së më duhet të them që ajo është një shumë mjaft e vogël që unë nuk e konsideroj fare pasi nuk më ndryshojnë ndonjë gjë të madhe aq para. Në fund përshendes tifozerinë e Partizanit e cila mbështet në çdo ndeshje ekipin. Gjithashtu pres një përgjigje nga klubi Tirana dhe Bashkia që në gjysmën e dytë të kampionatit ti luajmë ndeshjet në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Besoj se do të gjejmë gjuhën e përbashkët pasi edhe drejtuesit e klubit të Tiranës do ta mirkuptojnë kërkesën tonë.”./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: