SHKODËR- Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj po ndjek nga afër situatën e krijuar nga zjarret në zonën e Shkodrës dhe Lezhës.

I ndodhur në fshatin Rragam në Gur të Zi ai e ka cilësuar si të jashtëzakonshme situatën e krijuar në vend dhe ka shtuar se do të kërkohet ndihmë nga shteti fqinj Greqia por edhe NATO.

“Jemi në sezon turistik dhe kjo nuk i shërben turizmit. Kemi kërkuar ndihmë nga Greqia dhe NATO”,- tha Demiraj, raporton BalkanWeb.

Më tej, ministri tha se Prokuroria dhe Policia e Shtetit duhet të hetojnë me përparësi për zbulimin e zjarrëvënieve të qëllimshme që rrezikojnë sigurinë kombetare.

Demiraj ndoqi sot operacionet nga toka dhe ajeri për shuarjen e zjarrrve, ndërsa Ministria e Brendshme sqaron se: “Në ndihmë të operacioneve të Emergjencave Civile janë vënë në dispozicion të gjitha forcat zjarrfikëse, flota e helikopterëve dhe ndihma nga kompania private ‘Viva Coppter'”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: