TIRANE-Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj ka dhënë të tjera detaje lidhur me kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj për shkarkimin e 3 shefave të komisariateve të Pukës, Peshkopisë dhe Gramshit.

I ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24”, pas pyetjes që i bëri drejtori i ‘BalkanWeb’ Tedi Blushi, Jaupaj theksoi se 3 shefat e komisariateve nuk u shkarkuan pasi pas verifikimeve të kryera rezultonte se ata nuk kishin bërë asnjë shkelje.

“Ministri ishte në kontakt edhe me politikan të ndryshëm dhe shqetësimet ia përcillnin ata. Në tre rastet ia kemi përcjellë në mënyrë të saktë dhe kemi verifikuar të vërteta nuk qëndronte ashtu si ata që i thoshin ministrit, por situata ishte ndryshe. Ne bënim verifikimet në Drejtorinë e Standardeve ku Çako i angazhoi në mënyrë të menjëhershme dhe problematikat ishin të ndryshme nga ato që ishte informacioni. Nuk mund të shkarkojmë njerëz pa përgjegjësi”, tha Jaupaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb