Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Demontimi i municioneve, ministret Kodheli e Kumbaro marrin situatën në dorë (Foto+Video)

20216361_1582855668411957_1175309656_o

Nga: Brikena Metaj

GJIROKASTER- Ministret Mimi Kodheli dhe Mirela Kumbaro nuk kanë nguruar të provojnë veshjet speciale gjatë ceremonisë së organizuar në Gjirokastër në përfundim të procesit të demontimit të municioneve në dy zona të konsideruara të nxehta, në Picar dhe Kordhocë, raporton BalkanWeb.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast u bë prezantimi i rezultateve konkrete të këtij programi.

Ndërsa ka falenderuar Forcat e Armatosura dhe ka vlerësuar bashkëpunimin me donatorët, ministrja Kodheli ka theksuar se që prej fillimit të programit të pastrimit të zonave të ndotura nga municionet në vitin 2011 ku u identifikuan 19 hotspote, numri i tyre është reduktuar në 4 të tilla.
20216361_1582855668411957_1175309656_o

20180273_1582725938424930_963024384_o
Në Gjirokastër programi që po zbatohet prej një viti ka mundur të pastrojë nga municionet një sipërfaqe prej 52 mijë m2 duke identifikuar dhe asgjësuar një sasi prej rreth 20 mijë municionesh aktive.

Pas certifikimit të këtyre dy zonave në Gjirokastër të cilësuara si të nxehta, në këtë qark cilësohet ende si e tillë zona e Sinanajt në Tepelenë, ku për vitin 2017 – 2018 është llogaritur të pastrohet një sipërfaqe prej 200 mijë m2. Zona të tjera të rrezikshme në rang vendi ka në sukth të Durrësit, ne Suç dhe Qafë-Shtamë të Burrelit.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 10 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.