TIRANE- Pas premtimit të kryeministri Edi Rama se të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen, vjen reagimi i deputetit të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Agron Shehaj.

Ky i fundit në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut theksoi se ashtu si në 2015-ën, Rama sot bëri shfaqjen e radhës. Mes të tjerash demokrati me ironi pohoi se kryeministri meriton Oscar për premtimet e tij.

24296849_170691300191582_168800530379324992_n

“Këta banorë të përmbytur në 2015 u mashtruan dhe akoma po presin kompensimin e premtuar nga Rama. Sot Rama bën shfaqjen e rradhës dhe iu premton kompensim për 2017. #ramaperoscar”, citohet në mesazhin e Shehajt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: