Mohamed Salah duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën tri javë dhe y nuk është një lajm i mirë për Egjiptin në pritje të Kupës së Botërorit.

Sulmuesi i Liverpool ka alë mes lotëve për shkak të një dëmtimi në shpatull të pësuar në finalen e Champions League kundër Real Madrid dhe mund të mungojë në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës.

Ky lajm është dhënë nga Ruben Pon, një nga fizioterapistët e Liverpool për “L’Equipe”. Kështu, Salah do të qëndronte jashtë fushave deri në 16 qershor dhe nuk do të mund të luajë në ndeshjen e parë kundër Uruguai-t, që do të luhet më 15 qershor.

Dy ndeshjet e tjera do të luhen më 19 qershor kundër Rusisë dhe 25 qershor kundër Arabisë Saudite. A ddo të arrijë të rikuperojë në kohë për ndeshjen e dytë apo do të jetë në dispozicion vetëm për ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupeve?

Hector Cuper, shokët e tij të skuadrës dhe tifozët egjiptianë e shpresojnë me gjithë zemër. Do të ishte një humbje e madhe për Egjiptin, që do të kthehet të luajë në Kupën e Botës nga 1990-a, dhe për Botërorin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: