Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Dëmtimi i tmerrshëm i mbyll sezonin, Ibra mund të lërë edhe futbollin (Video)

Ibra-demtimi

Konfirmohet frika e Jose Mourinho-s se Zlatan Ibrahimoviç mund t’i mungojë gjatë fushave të blerta. Sipas analizave të kryera sot, mësohet se suedezi ka një këputje të ligamentit kryq të përparmë dhe të pasmë në gjurin e djathtë, çka do të thotë se mund të qëndroj larg futbollit për 6-9 muaj, raporton “Sky Sport Uk”.

Por më e keqja nuk ndalet këtu. Shumë zëra spekulojnë se duke parë moshën e suedezit dhe dëmtimin e rëndë, Ibra mund t’i japë fund karrierës së tij aktive në futboll, mëson “Footballitalia”.
football italia
Gjithsesi përsa kohë flasim për Ibrahimoviç asgjë nuk është e sigurtë pasi njihet karakteri i tij luftarak që nuk kërkon të dorëzohet para asgjëje. Diçka tjetër që mund të bëj optimistë të gjithë fansat e tij është se 35 vjeçari ka një trajner dhe kuzhinier personal që mund t’a ndihmojnë në çdo sekondë për riaftësimin.

Kjo është hera e për që sulmuesi shtatlartë i Manchester United pëson një dëmtim të kësaj natyre, asnjëherë nuk i është dashur të ndalojë kaq gjatë.

Kujtojmë që Ibra u detyrua të linte fushën e lojës në minutat e fundit të takimit mbrëmë kundër Anderlect pasi e vuri keq peshën e trupit mbi gju.

(e.k/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.