Mbrojtësi brazilian i Realit të Madridit, Marcelo është dëmtuar në sfidën ndaj Real Betisit, ku Reali triumfoi me rezultatin 3-5. Marcelo la fushën e lojës në minutën e 30’, pasi nuk mund të vijonte më lojën, ndërsa në vendin e tij u aktivizua Hernandez.

Paraprakisht flitet për një dëmtim që do ta lërë jashtë për disa javë brazilianin, ndërsa nga Spanja raportohet se tashmë Marcelon do të mbetet jashtë sfidës së kthimit me PSG-në, në Champions.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb