ITALI– Gjykata italiane në Aosta ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg një shqiptar të arrestuar dy vite më parë, pasi u kap me disa canta ku kishte fshehur kokainë.

Sipas mediave vendase, shqiptari Albert Bushaj 37 vjeç, me profesion avokat ka qenë kreu i një bande që merrej me trafik kokaine në Aosta.

Gjykata ka liruar akuzat ndaj tij për shfrytëzim prostitucioni. Sipas hetimeve, trafiku i drogës i sillte grupit kriminal 1 milion euro në vit.

Para arrestimit, Albert Bushaj ishte një ish- bashkëpunëtor i prokurorisë së Aostas dhe punonte si përkthyes. Ai u arrestua në fund të vitit 2015, pranë shtëpisë së tij në Chatillon, pasi gjatë kontrollit në disa çanta iu gjet një sasi kokaine, raporton Ansa.
Screenshot003
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: