Një djalë shqiptar nëpërmjet një video të realizuar brenda qelisë së tij në burgun e qytetit Mons, Belgjikë ka denocuar kushtet çnjerëzore në të cilat rrinë të burgosurit. Nëpërmjet pamjeve filmike ai tregon ankesën e tij në lidhje me kushtet e papërshtatshme që ai dhe shoku i tij i qelisë trajtohen në këtë burg.

Ata janë të mbyllur në një qeli mjaft të vogël ku nuk zbatohen fare të drejtat e njeriut. Kështu brenda qelisë ndodhet një tip tualeti, pa ndarje, ku çdo gjë nuk ka intimitet. Burgu është ndërtuar në vitin e largët 1867.

Por djali shqiptar thotë se ka edhe më keq se ata, siç është rasti i një burgu në Bruksel ku sipas tij në qeli nuk ka fare tualet. Pamjet u publikuan nga “JetaOshQef”.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb