SARANDE – Një 21-vjeçar në qytetin e Sarandë është arrestuar pasi ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Rasti është denoncuar nga e ëma e vajzës.

“Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi: Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë  sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe.

Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur.

Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”,  parashikuar nga neni 100/1 të Kodit Penal.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: