TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes në Shëngjin ku mbetën të plagosur dy të rinj. Berisha publikon mesazhin e një qytetari dixhital që shkruan se autorët e plagosjes janë nipat e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Sipas qytetarit, bëhet fjalë për një konflikt që vazhdon që nga zgjedhjet dhe se dy autorët nuk kapen nga policia.

STATUSI I BERISHËS
Lezha në terror!
Banda e Arben Ndokës së PS përgjak Lezhën.
Nipat e tij në kërkim derdhin breshëri kallashnikovi mbi dy të rinj. Çunat e krimit i ndihmojnë!
Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhital! sb
“Mirëmbrëma zoti Berisha! S’ka një orë që në Shëngjin ndodhi një ngjarje ku u plagoseën 2 djem të mrekullueshëm nga dora e familjes kriminele, familja e Arben dhe Sandër Ndokës që çdo ditë po terrorizojnë Lezhën dje deri sa arritën sot në plagosjen e reëndë të Florian Dushkut dhe një shoku të tij. Policia e Lezhës për mbi një orë pas vrasjes as që ngriti postblloqe e as që u vu në ndjekje të autorëve edhe pse dihej se ishin Nokaj (nipat e Arben Ndokës). Si i vetmi njeri tek i cili kemi shpresë dhe denoncon kriminelët ju lutem që të bëni publike këtë mesazh. Ju faleminderit!”
“Zoti Berisha jam një qytetar nga Lezha. Banda e nipave teë Ben Ndokës, djemtë e vëllait të tij, sapo kanë gjuajtur 2 persona qysh me konfliktin e zgjedhjeve, nipat e tij janë në kërkim nga policia pasi kanë bërë një sërë veprash penale e policia del me konkludimin që nuk gjenden po ato përditë janë në Lezhë e dalin lirshëm pasi Arben Ndoka e njerëzit e tij shoqërohen për dreka e darka me Drejtorin e Policisë, të lutem anonim”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb