TIRANE- Qeveria i ka dërguar Parlamentit një ligj të ri për statusin e dëshmorit të Atdheut, status i cili do të përfitohet nga të vrarët pas datës 9 maj 1945.

Studiuesi Erald Kapri shpreh kundërshtinë, duke shtuar se nga ligji përjashtohen nacionalistët e vrarë para datës së sipërpërmendur.
ligj

“Mund të duket e pabesueshme por Musine Kokalari, Sabiha Kasimati e çdo martir që u sakrifikua nga komunizmi nuk mund të përfitojë statusin e dëshmorit. Asnjë nacionalist s’mund të jetë dëshmor, por çdo komunist po”,- thotë ai.

Ndonëse studiuesi Erald Kapri foli edhe për mundësinë e rikthimit të eshtrave të diktatorit Hoxha në Varrezat e Dëshmorëve, mësohet se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi as ai dhe as Mehmet Shehu apo figura të tjera të komunizmit nuk janë dëshmorë.
erald kapri
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb