Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Denoncimi/ “Shteti vendos kriteret e tenderit që të fitojë një kompani e caktuar” (Fotot)

Sinjalistika-ne-rruge

Një qytetar denoncon një skandal të Autoritetit Rrugor Shqiptar në lidhje me vendosjen e kritereve për përzgjedhjen e një kompanie që do të kryejë asfaltimin e rrugës Korçe-Ersekë Loti 1, sipas JOQ.

Bëhet fjalë për një kontratë për plotësimin e punimeve të mbetura dhe lidhja me rrugën ekzistuese të objektit sistemim asfaltim rruga Korçe-Ersekë Loti 1, me vlerë fondi limit prej 466 675 488,5 lekësh pa TVSH.

Në mënyrë flagrante, siç thotë qytetari, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka ndërtuar kriteret e veçanta të kualifikimit në mënyrë të tillë që fitues të shpallet vetëm një firmë e caktuar, pasi është vetëm ajo nga të gjithë firmat e tjera e cila plotëson një apo dy pika të veçanta nga këto kërkesa.

Dhe konkretisht, janë vendosur si kushte:
Nyja e thyerjeve të materialeve të jetë në një distancë 20 Km nga objekti dhe impianti për prodhimin e asfaltit të jetë gjithashtu në një distancë 20 Km nga objekti, kushte që i plotëson vetëm kjo firmë pasi ka ndërtuar edhe më parë në këte zonë. Në fakt të dy këto elementë mund të jenë të lëvizshëm dhe makineritë që duhen për këto procese mund të spostohen nga një vend në tjetrin. Por ka një kleçkë. Kompania që do të aplikojë duhet ta ketë marrë ndërkohë licencën nga QKL me vendndodhje të nyjes së thyerjeve të materialeve dhe impiantit për prodhimin e asfaltit, pikërisht jo më larg se 20 Km nga objekti. Dhe kush mund ta ketë ndërkohë licencën? Pikërisht kompania e cila ka punuar më parë në atë zonë dhe jo të tjerat.

Gjithashtu numri i punonjësve të kërkuar është i lartë dhe i pa justifikuar për këtë objekt. Dhe natyrisht është vendosur enkas për të favorizuar këtë firmë, shton qytetari.

“Deshiroj ta bej kete denoncim me besimin se tani zeri i qytetareve dhe i firmave qe duan te konkurojne ndershmerisht do degjohet. Marja e parave pa konkurim ne tendera eshte nje plage e shoqerise shqiptare, pasi nese ka gara te ndershme me te njejten sasi lekesh te cilat jane taksat qe paguhen nga gjithe shoqeria, mund te behen me shume vepra ne dobi te vendit.

Në fakt këtu kemi të bëjmë më një dyfytyrësi të vërtetë. Në një moment që populli i thjeshtë është futur në burg për 10 mijë lekë energji të papaguar apo edhe kur dikush ka vrarë veten nga ky shkak, është e patolerueshme se si shteti vepron komplet ndryshe në rastin kur luhen shuma të mëdha dhe as që i bëhet vonë për shpërdorimin e taksave të qytetarëve.

Nese taksat grumbullohen ne menyre demokratike, kur keto para dalin nga buxheti i shtetit duhet te dalin ne menyrë demokratike, me tendera te ndershem. Rasti i rruges se Ersekes eshte nje rast koruptiv.
Kam besim se do nderhyet nga shteti per vendosjen e kritereve te sakta, ne menyre qe edhe kjo firmë te konkurojë ndershmerisht dhe mos ta grabisi kete fond pa konkurim.

foto 4

foto 3

foto 2

Foto 1

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • Kur kanë analfabetët kompani…tenderat publikohen prej 1995 të paktën. Kjo nuk tregon se nuk ka korrupsion, por publikohen rregullisht.

  • Eshte e vertet qe shteti yne eshte shteti me I poshter ne bot! Kam 6 vjet qe kam hapur nje kompani dhe i kam dhen shtetit 130 mij euro taksa ne menyr te rregullt!
    Por asnjeher nuk jam lajmeruar kur zhvillohen tendra vetem kur e marim vesh se filan kompani e fitoi tenderin!
    Pothuaj se e njejta kompani duke perfituan miliona lek qe kur shum mir e dim qe edhe me gjysmat e lekeve nje kompani tjeter mund te bente nje pun shum me cilesore!

  • Qe kur ka ardhur demokracia qe tenderat behen ne kete menyre. Pse ju duket e cuditshme?

  • Po ku i ka shku menia…Ah kur vjen puna per tè vjedhur nuk mbahemi ne shqipetaret,lloj lloj ycklash gjejme



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.