Sot rreth 37 mijë nxënës zhvilluan provimin e Maturës Shtetërore në lëndën e letërsisë.

Ndërkohë që teza e provimit të maturës doli në faqen e Ministrisë së Arsimit pak orë pas mbarimit të provimit,  BalkanWeb mësoi se teza kishte dalë më herët se sa lejohet, që në nisje të provimit në një nga shkollat e Tiranës.

Të njëjtën gjë e ka denoncuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në faqen e tij në Facebook.

“Ky është serioziteti i Ministrisë së arsimit për maturën shtetërore! Testi i letërsise ka tre ore që ka dalë e që qarkullon. Një skandal i paprecedentë dhe një tallje gjigande me mundin, djersën, përpjekjet e sinqerta të maturantëve e familjeve të tyre. Përdhosje e dijes e meritës dhe e mësimdhënies,” shkruan Boçi.


BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: