SARANDË- Policia e Sarandës ka nisur hetimit dje pas denoncimit të një turisti gjerman i cili kishte ardhur me pushime në Shqipëri.

Policia thotë se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë pasi dyshohet se më datën 06.10.2017, në Ksamil- Sarandë, shtetasi A.H., 50 vjeç, banues ne Gjermani në një kamping i kanë vjedhur çantën, ku kishte tre pasaporta, 400 euro dhe një telefon “IPHONE 6”. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb