TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij një mesazh që i ka ardhur në adresë të ‘Facebook’-ut nga qytetari dixhital. Berisha theksoi se brenda ambienteve të Sanatoriumit të Korçës ndodhet një biznes tallava.

Mes të tjerash qytetari i shkruan ish-liderit të demokratëve se përveç zhurmave, shqetësim për pacientët e këtij spitali ngelet edhe era e rëndë nga qoftet e këtij biznesi.

MESAZHI I BERISHËS
Biznes tallava e qeveritareve te Norieges ne vend te ilaçeve ne Sanatoriumin e Korçes!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
“Me lejoni tju dergoj disa pamje nga spitali senatoriumi i korçes ku brenda ambjentit te tij ndodhet nje biznes tallava. Zhurma e tmershme jo vetem qe shqeteson pacientet po i semur me keq ata. Lere zhurmen qe seshte hiç para tymit te kernaceve e qebaptores te ketij biznesi. Ju qe jeni doktor e dini me mire qe te semuret e senatoriumit duan ajer e jo tym qebaptoreje. Shumica e te semureve vijne marin mjekimin e shkojne qetsohen ne shtepi se ketu eshte makth.Besoj e vini re dhe tymin qe del. Po megjithate nqs keni mundesi dergoni dike ta vertetoje nga brenda spitalit megjithese e di gjith korça se çbehet ketu.”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb