“Do it for her, do it for Anxhi” (Bëje për të, bëje për Anxhin). Nën këtë moto disa të rinj, miq të 21-vjeçares Anxhela Noçka e cila është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë (lymphomablastic lymphoma, non Hodgking) kanë nisur të mbledhin donacione.

Listës së donatorëve i është bashkuar edhe deputeti i LSI Flamur Çelaj i cili i ka dhuruar një pjesë të pagës së tij mujore babait të Anxhelës.

“Ndihem fatlum që kam mundësi të jap një kontribut modest. Kam menduar që çdo herë që të marr pagën time 1/3 e pagës do ta lë për akte bamirësie”, tha Çelaj.

Babai i Anxhelës ,Vladimir Noçka tha se ai i vetëm nuk do të mundej kurrë siguronte kapitalin e nevojshëm për kurim por se ndihma e të gjithëve i jep besimin që vajza do të shërohet.

Deputeti Çelaj apeloi që edhe kolegë të tjerë të parlamentit t’i bashkohen kësaj nisme për të shpëtuar vajzën e re.

“Të bësh akte humanitare është shembulli më i mirë që mund të japin deputetët dhe çdo zyrtar i lartë që paguhet nga taksa paguesit”, tha ai.

anxhela

Për kurimin e Anxhelas në Budapest nevojiten 200 mijë euro pasi duhet t’i nënshtrohet disa procedurave kuruese. Familja dhe shokët e Anxhelës kanë vënë në dispozicion edhe numrat e llogarisë për ata që duan të kontribuojnë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: