PRISHTINE- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli është shprehur kundër vendosjes së taksës për makinat që kalojnë nëpër Rrugën e Kombit.

Avdyli ka thënë se autoritetet e Shqipërisë duhet ta shqyrtojnë edhe një herë këtë çështje. Ai thotë se ideja për tarifën është e mirë, por vlera duhet të diskutohet edhe njëherë.

“Autostradat gjithkund paguhen, dhe është normale që do vinte dita kur edhe këto autostradat tona të kombit do të paguheshin si këto në Shqipëri e Kosovë. Derisa ne si Kosovarë ngado që udhëtojmë në rajon paguajmë për disa rrugë, por asnjëherë nuk u ankuam . Prandaj është më se normale që edhe tjerët të fillojnë të paguajnë për rrugët tona dhe ne të paguajmë në Shqipëri”, thotë Avdyli.
fs
Më tej ai deklaron se jo vetëm kosovarët kalojnë nëpër Rrugën e Kombit.

“Kjo rruga e kombit nuk është veq e jona, aty kalojnë edhe Turqit, edhe Serbët, edhe Maqedonët e tërē Evropianët ,pse u dashka ne të paguajmë në rrugë tē tyre e të tjerët rrugët tona të shfrytëzojnë kalimin pa paguar. Kjo ska të bëjë veq me Kosovarë e Shqiptarë e patriotizmin tonë por pagesë për mirëmbajtjen e autostradave. Mirëmbajtja e tyre ka kosto dhe duhet pagesë”, shkruan deputeti i LDK-së.

Vërejtja e tij është te çmimi i tarifës, pasi thotë se vlera është e lartë, ndaj duhet që të rishikohet.

“Vërejtja ime ështē te çmimi pak i lartë e cila duhet rishikuar për kategori tē caktuara si psh lirim sezonal apo lirim për ata që kanē kalime të shpeshta etj. Por në parim e përkrahi këtë pagesē me kusht që ato të shfrytëzoheshin drejtë në mirëmbajtjen e autostradave që tani më sjanë më veq të Shqiptarëve por të kujdo që i bie këndej”, thotë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb