Nuk e kishim parë përtej kostumit të politikanit, ku ai shfaq dhe një talent të madh edhe për këngën. Bëhet fjalë për nënkryetarin e LSI-së, Luan Ramën, i cili është mbledhur me kolegët e tij për të festuar ditëlindjen e deputetit, Ylli Shehu.

Rama ka mahnitur rreth 600 të pranishmit në Buzëmadhe të Kukësit, duke kënduar me rapsodët e ftuar këngë me çifteli.
Rama luan
I ulur këmbëkryq mes rapsodëve, ku spikat këngëtari i njohur dibran, Sherif Dervishi, shihet se si Luan Rama këndon këngën e Grupit të Burrave të Mirditës “Për Liri s’të fal Shqiptari”. CityNews shkruan se pamjet në fjalë janë filmuar nga deputeti i LSI-së, Flamur Cela, i pranishëm në ditëlindjen e deputetit Ylli Shehu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb