TIRANE– Pas vlerësimit të misionit të FMN-së për Monitorimin e post-programit për ekonominë në Shqipëri, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se pavarësisht paralajmërimeve të FMN për të ndaluar koncesionet “Qeveria bëhet njësh me oligarkët dhe del hapur kundër Fondit”.

POSTIMI I PLOTE

Qeveria behet njesh me oligarket dhe del hapur kunder FMN.

FMN eshte shume e qarte kur thote te ndalen koncesionet.
Por qeveria e shnderruar ne bisht te oligarkeve nuk i ndalon koncesionet edhe kur ja thote prere FMN.
FMN eshte perseri e qarte në lidhje me përfshirjen në TVSH të bizneseve me xhiro mbi 2 milionë lekë, FMN këshillon se “administrata do të shpërqendrohet, në vend të fokusohet të ndërmarrjet e mëdha dhe ka rrezik të ulen të ardhurat, ndaj nuk ishim dakord që në fillim”.

Qeveria e bere njesh me oligarket me te cilet ka bere gati koncesionin per mbledhjen e TVSH as qe pyet as per FMN dhe as per mijera bisnese qe mbyllen e mijera njerez, qe mbeten pa buke.
Oligarket dhe qeveria trashen dhe vegjelia thahet.
Shqiptaret jane pa drejtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb