TIRANE– Pas kronikës së transmetuar në ‘News24’ se në QSUT pajisja që trajton të sëmurët me kancer është jashtë funksionit prej disa ditësh, ka reaguar deputeti Tritan Shehu. Përmes një statusi në Facebook, deputeti i PD denoncon mosfunksionimin e pajisjes për të sëmurët që trajtohen me radioterapi në QSUT.

Tritan Shehu thotë se akseleratori linear i vetëm që ndodhet për trajtimin e të sëmurëve me tumore nuk funksionon dhe askush nuk e di se kur mund të zgjidhet defekti. Deputeti demokrat shprehet se ndërprerja e përkohshme e këtij trajtimi ka pasoja fatale për pacientin.

Statusi i plotë i Tritan Shehut:
Nga QSUT vjen nje lajm shume shqetesues per te semuret tumorale qe trajtohen me radioterapi.
AKSELERATORI LINEAR I VETEM QE ESHTE ATY NUK FUNKSIONON DHE ASKUSH NUK DI SE KUR MUND TE ZGJIDHET DIFEKTI.
Edhe pajisja e vjeter e kobaltit, qe normalisht ka indikacione shume te kufizuara tashme, ka probleme.
NDERPRERJA QOFTE EDHE E PERKOHESHME E KETIJ TRAJTIMI, MUND TE JETE ME PASOJA TE RENDA PER TE SEMURET.
Kjo eshte nje nga aresyet pse gjithmone akseleratoret lineare vendosen ne cift.
Ndersa aty te semureve u thuhet te presin….!
NE KETO KUSHTE DUHEN VENDIME TE SHPEJTA NGA DREJTUESIT E INSTITUCIONIT:
1-Te semuret duhen trajtuar nga akseleratori i neurologjise qe aktualisht punon, jo larg neurologjise.
2-Ose te trajtohen ne spitalin privat qe zoteron nje cift te tille akseleratoresh, me te gjitha shpenzimet te perballuara nga QSUT.
NE RAST TE KUNDERT RREZIKOHET ECURIA E KETYRE PACIENTEVE SERIOZISHT, GJE QE DO TE KERKOJE PERGJEGJESITE.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: