TIRANË- Kur e gjithë opozita i është vërsulur ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe qeverisë së Edi Ramës, një deputet i saj ka një letër ‘anonime’ siç e quan ai për ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin.

Duke marrë shkas nga ndeshja e futbollit mes disa ministrave të kabinetit “Rama 1” dhe ambasadorëve, deputeti i PD-së Muslim Murrizi i drejton disa pyetje ambasadores Vlahutin, të cilën e quan edhe ‘trajnere e ekipit të hashashit’.

Ai e pyet se çfarë mendimi ka për lojtarin me numër 16, bluza me të cilën ishte ish-ministri Tahiri në ndeshje si dhe nëse do luhet një ndeshje kthimi.

Myslim-Murrizi

STATUSI I MURRIZIT
Një letër “anonime” poshtë derës për Ambasadoren e BE-së, zj. Vlahutin.
Sot kam një pyetje publike për “trajneren” e lojtarit me nr. 16?
Disa herë rresht si kryetar i PD Lushnje kam denoncuar heshtjen e “trajneres” rozë për drogën në Shqipëri.
Sot edhe si deputet i opozitës kam të drejtë ta pyes, çfarë mendon kjo si trajnere e ekipit të hashashit?
Po për “sulmuesin” kryesor të këtij ekipi me NR 16??
A vazhdon të jetë në forme, apo do t’i vari këpucët në gozhdë?
Si “tifoz” i Juaj zj. Ambasadore (TRAJNERE), doja të dija se kur e keni planifikuar ndeshjen e kthimit ambasadorë-qeveri hashashi?
Kush mendon se do ta fitojë ndeshjen?
Dhe nëse mundesh, për kë keni vënë bast?
Si e keni plotësuar skedinën?
1,x apo 2?
A mund të jetë golashënues lojtari me nr.16?
Ju lutem mund të më përgjigjeni me kode, që të mos i kuptojnë këta “shejtanë” italianë që përgjojnë pa “leje”
Të pyeta për këtë lloj sporti zj. Vlahutin, se për atë “sportin” tjetër të hashashit, kam tre vjet që të pyes, por e shoh se nuk “merr vesh” fare sesi dalin “ndeshjet”
Ishalla nuk dalin të trukuara e të shitura, se pastaj nuk dihet kush do ta haj, e kush do marri 3 pikëshin në tavolinë.
Gjithsesi “trajnere”, fol diçka se nuk besoj që je as “memece” e as “gagaçe”!
Apo po hesht ngaqë nuk di shqip?
Fol, fol si të dish, e në çfarë gjuhe të duash se shqiptarët, të kuptojnë shumë mirë kur flet për ta, ose për një ekip të vogël që tallet me ta.
Koha është për të folur, e jo për të bërë sehir.
Apo je mërzitur se të është “dëmtuar” për ndeshjen e kthimit golashënuesi kryesor???
Hajt mos u mërzit, sa të kesh Edin dhe Erin, “top” e ke skuadrën. Suksese në jetë “trajnere” rozë e ekipit mavi.
Kur ta gjesh kohën lajmëro dhe “pronarin” e këtij ekipi, Xhorxhin ose të birin, dhe i thuaj që të bëj kujdes me ato dreq fotosh që bën me lloj-lloj njeriu.
Nga një “mik” që të do të mirën!

Murrizi Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb